LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i rugbyt, Rowan Baxter vret gruan dhe tre fëmijët e tij duke i vënë makinës flakën dhe më pas bëri vetëvrasje

Ish-ylli i rugbyt, Rowan Baxter vret gruan dhe tre fëmijët e tij duke i vënë makinës flakën dhe më pas bëri vetëvrasje

Ish-lojtari i rugbyt ka shuar familjen e tij, pasi i kishte vënë flakën makinës ku gjendeshin gruaja dhe tre fëmijët e tij.

Rowan Baxter me të kryer vrasjen e familjes së tij, kishte bërë vetëvrasje, derisa këto skena kanë tmerruar Australinë.

Fëmijët e tij, Laianah, Aaliyah dhe Trey, ishin në makinë në momentin kur u krye skena e vrasjes, gjersa ish-ylli i rugbyt vendosi t’i jepte fund edhe jetës së tij.


Foto: The Sun

Mediat australiane raportojnë se gruaja e tij Hannah kishte arritur të shpëtonte nga zjarri që kishte përfshirë makinën, por shkaku i shkallës së rëndë të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në ora 20:20 në Brisbane të Australisë, ndërsa policia ka konfirmuar vdekjen e tre fëmijëve në vendin e ngjarjes, së bashku me Baxter.

Foto: The Sun

Detektivi Mark Thompson konfirmoi më pas se edhe gruaja e ish-lojtarit kishte vdekur në spital, e që e gjithë ngjarja ishte parë nga të afërmit të tyre.

Sipas dëshmitarëve, Baxter i kishte vënë flakën makinës dhe më pas ishte futur në të, për t’u djegur i gjallë së bashku me familjen e tij.

Foto: The Sun

Ish-ylli i NRL thuhet se kishte mbushur makinën e tij me lëndë djegëse dhe e kishte planifikuar të gjithë skenën e krimit, mirëpo motivet ende nuk janë bërë të ditura dhe ngjarja po hetohet nga autoritetet e vendit. /Telegrafi/

Foto: The Sun

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori