Shumë tifozë të Real Madridit presin me padurim për të parë grupin e talenteve të rinj që kanë ardhur në klub, e veçanërisht turkun Arda Guler.
Nënshkrimi më i madh deri më tani llogaritet Jude Bellingham, por shumica e presin për ta parë Gulerin, pasi turku ka treguar talent të madh te Fenerbahce.
Adoleshenti turk ka qenë mbresëlënës në seancat e hershme stërvitore, me prekje të sigurta të shfaqura.
Sipas ish-trajnerit të tij, Filipe Almeida, i cili ishte ndihmës menaxher në Fenerbahce kur Guler bëri debutimin e tij, madrilenët mund të presin ngjashmëri me një nga të mëdhenjtë e tyre për sa i përket stilit.
“Unë shoh shumë ngjashmëri me James Rodriguez dhe Luka Modric, për shkak të cilësisë së tij të shkëlqyer teknike, pasimeve, vizionit dhe vendimmarrjes”, ka thënë Almeida.
Gjatë seancave të hershme, Guler është parë si një sulmues i krahut të djathtë më shpesh, duke sulmuar nga brenda, por ai mund të luaj edhe si një 10-sh apo sulmues i dytë. /Telegrafi/