LAJMI I FUNDIT:

Ish-shefi operativ në DSK dënohet me tre vjet burg

Ish-shefi operativ në DSK dënohet me tre vjet burg

Ish-shefi operativ në DSK Petre Peshovski, është shpallur fajtor dhe është dënuar me tre vjet burg.

Petrushevski gjithashtu do të duhet ta paguajë dëmin prej 39.479.000 denarëve, ndërsa paraburgimi i është vazhduar deri në aktgjykimin e plotfuqishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Petrushevski në seancën e sotme gjyqësore, e pranoi fajin për keqpërdorim të arkës në policinë sekrete.


Përveç tij, të akuzuar janë edhe ish-të punësuarit tjerë në DSK, Toni Jakimovski, Stevo Maxhovski dhe Kristina Josifovska, por ata u shprehën të pafajshëm.

I punësuari në DSK e pranon se është keqpërdorur arka në policinë sekrete
Lexo po ashtu I punësuari në DSK e pranon se është keqpërdorur arka në policinë sekrete

Prokurorja Ivana Trajçeva në fjalën hyrëse tha se të akuzuarit i kanë shkatërruar evidencat për paratë e harxhuara, gjegjësisht librat kryesorë, pa leje të posaçme nga drejtori, pa transkriptë dhe pa formim të komisionit për shkatërrim.

Të akuzuarit mendohet se kanë keqpërdorur e detyrën zyrtare në DSK nga periudha praj vitit 2007 deri në vitin 2017, me çka e kanë buxhetin e shteti për 50 milion e 670 mijë denarë.

Sipas Prokurorisë, ata si nëpunës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim gjatë 10 viteve në 172 raste kanë marrë mjete në të holla dhe në fund të vitit i kanë shkatërruar dëshmitë për marrjen e mjeteve. Për këtë veprim ata nuk kanë pasur lejen e drejtorit të DSK-së./Telegrafi/