Ish-punonjësi i Yahoo pranoi se hakoi 6,000 llogari në kërkim të materialeve intime

Reyes Daniel Ruiz është ish-punonjësi i Yahoo, që është shpallur fajtor nga Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara, me akuzën se hakoi më se 6,000 llogari të ndryshme.
Duke shfrytëzuar autoritetin si i punësuar në këtë postë të shkëmbimeve elektronike, ai kërkonte materiale intime, në llogaritë e “miqve” dhe kolegëve të tij, transmeton Telegrafi.
Mbi të rëndon akuza për ndërhyrje në kompjuterë të huaj, si dhe dëmtim të privatësisë duke shfrytëzuar lidhjen nëpërmjet rrjetit të internetit.
Nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në pesë vjet në burg dhe gjobë deri në 250 mijë dollarë, si dhe ndalesë ndaj viktimave. Pasi që e ka pranuar fajin, mund të jetë një rrethanë lehtësuese në shpalljen e vendimit.
Veprimtaria e errët e këtij inxhinieri të softuerëve, është zbuluar nga FBI, derisa Yahoo e ka pushuar menjëherë nga puna dhe ofroi bashkëpunim për zgjidhjen e plotë të ngjarjes.
Gjatë kohës sa kishte punuar, Riuz pranoi se hakoi mbi 6,000 llogari, prej nga kërkonte dhe ruante fotografi dhe video eksplicite, të cilat i ruante në kompjuterin e tij në shtëpi. Kur kuptoi se është nën hetime dhe mund të zbulohej, Ruiz e shkatërroi kompjuterin për të zhdukur dëshmitë.
Sa herë që hynte në një llogari në Yahoo, e shfrytëzonte rastin që të merrte fjalëkalimet dhe me lehtësi hynte nëpër të gjitha llogaritë tjera të shfrytëzuesit të njëjtë.
Kjo është një arsye më shumë, se pse nuk duhet lënë fjalëkalimet e njëjta nëpër të gjitha llogaritë e rrjeteve sociale, apo platformave tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nokia rrugës për të vendosur rrjetin e parë celular në Hënë

Skype po mbyllet përfundimisht

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Vlerësohet si telefoni më i shëmtuar: Nothing ka prezantuar Phone (3a) Pro VIDEO

Samsung po sjell telefonin e ri që paloset tre herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet