Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, raportohet se është në kujdesin intenziv në një spital spanjoll, duke vuajtur nga coronavirusi.

Sipas Marcas, Sanz është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital me ethe të larta.


76-vjeçari është në grupin që janë me rrezik të lartë për ata që kanë COVID-19.

Sanz ishte presidenti i Real Madridit nga 1995 deri në 2000, ku në periudhën e tij, klubi fitoi dy trofe të Ligës së Kampionëve, në finale ndaj Juventusit dhe Valencias.

GettyImages 1024178 Lorenzo Sanz kur ishte president te Real Madridi

Nuk ka më shumë informacione për gjendjen e tij, por pritet që të ketë në vijim. /Telegrafi/

telegrafi sport app