Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu thotë se vendimi i Qeverisë Haradinaj për taksën 100% ndaj Serbisë ka qenë i duhur, kurse, korrigjimi i kufijve është ndërkombëtarisht i rrezikshëm. Sipas tij, Kosovës po i bëhet padrejtësi sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.
Moisiu, në një intervistë për KosovaPress, thotë se Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë largpamëse sa i përket çështjes me Serbinë dhe duhet gjetur mënyrën për marrëveshje me shtetin fqinj.
Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për Moisiun kanë shumë rëndësi meqë nuk mund të vazhdohet pafundësisht me gjëra pezull.
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/2358510454277467/
Sipas tij, ka qenë e nevojshme t’i tregohet Serbisë që Kosova ka “Zot shtëpie” e kjo u bë me vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.
Moisiu thotë taksa tashmë e ka arritur efektin e saj dhe duhet parë me kujdes si të vazhdohet tutje në këtë çështje.
“Kosova mori një masë të mirë për ngritjen e taksave, për mua ky vendim ka qenë me vend, për t’i thënë, thotë një fjalë e vjetër, konaku ka zot, që ta kuptojë më mirë. Por tani kjo duhet parë, unë mendoj që qëllimi u arrit, për vendosjen e taksës, qëllimi ka qenë që Serbia ta ketë parasysh që Kosova vendosë vet për gjëra te veta, ne dëgjojmë të tjerët por vendosim edhe vet, dhe mendimin tonë e kemi të parin”, ka thënë ai.
Ish-presidenti shqiptar konsideron se Qeveria e re e Kosovës nuk duhet të merret me problemet ditore por me atë se çka do të bëhet tutje, ose siç thekson ai, duhet të jetë largpamëse.
Sa i përket shtetit të Serbisë, ai mendon që nuk do të mund të vazhdojnë gjatë me kokëfortësi, ndërkohë që shprehet se nuk i kupton deklaratat e politikanëve serbë: “Kosova është zemra e Serbisë”, meqë 95% e popullsisë në Kosovë janë shqiptarë.
“Serbët i njohim e dimë si është, Kisha serbe gjithashtu e dimë si është, megjithatë jetojmë në Ballkan, i kemi fqinjë dhe me fqinjë duhet gjetur mënyrën si të bëhet marrëveshje. Shpesh unë përdor një shprehje: ‘mikun dhe shokun mund të zgjedhësh por fqinjin ta jep Zoti’. Prandaj duhet gjetur mënyrën si të merresh vesh. Dhe, unë gjykoj që duhet menduar hapat qeveria e re që po krijohet tani, duhet t’i mendojë këto gjera me kujdes, duke parë perspektiven, duhet të jetë më largpamëse, nuk është puna të problemet ditore, problemi është çka do të bëhet me tej. Unë mendoj që edhe Serbia nuk mund të vazhdojë gjatë kështu me këtë kokëfortësi. Janë thënë budallaqe: ‘Kosova është zemra jonë’, si mund të jetë Kosova zemra e Serbisë me 5 për qind serbë e 95 për qind shqiptarë, këtë nuk e marr vesh, këtë nuk e kupton asnjëri. Por nacionalizmi i tërbuar i ka kë to gjëra”, thotë ish-presidenti shqiptar.
I pyetur për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Moisiu thotë se një veprim i tillë është ndërkombëtarisht i rrezikshëm.
“Korrigjimi i kufijve është i rrezikshëm, ndërkombëtarisht i rrezikshëm, pa folur për interesat tona. Sepse kjo hap një problem shumë të madh, pra e mira e gjithë popujve të Ballkanit është integrimi në Bashkimit Evropian dhe aty pastaj rregullohen gjërat”, thotë Moisiu.
Ndër të tjera, në intervistën dhënë KosovaPress-it, ish-presidenti shqiptar ka deklaruar që Kosovës po i bëhet padrejtësi sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, duke mos i dhënë përgjigjën pozitive ani pse i ka përmbush të gjitha kriteret.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker