LAJMI I FUNDIT:

Ish presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli: Ronaldo i kushton klubit një milion euro për një gol, Nedvedi nuk bën për postin që mban

Ish presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli: Ronaldo i kushton klubit një milion euro për një gol, Nedvedi nuk bën për postin që mban

Juventusi ka humbur dy finale të Ligës së Kampionëve nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, një kundër Barcelonës dhe një kundër Real Madridit.

Vendimi për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon u duke si një avantazh për të në këtë garë, megjithatë që nga ardhja e tij Bianconerët nuk kanë arritur të shkojnë përtej çerekfinales.

Ish presidenti i Juventusi, Giovanni Cobolli Gigli, beson se blerja e veteranit ishte një gabim.


“A ishte blerja e Cristiano Ronaldos një gabim? Absolutisht po”, ka thënë Cobolli në një intervistë për “Radio Punto Nuovo”.

“Është puna e Juventusit nëse do të shesë Ronaldon apo jo, por ai po kushton rreth një milion euro për një gol”.

“E thashë këtë që nga dita e parë, kam vlerësim për kampionin e madh që është, por ai është shumë i shtrenjtë”, deklaroi ish presidenti i Juventusit.

Pozita e Andrea Pirlos duket më e dobësuar te Juve pas eliminimit nga Porto, megjithëse Cobolli nuk pranoi të kritikonte trajnerin e ri.

“Agnelli rrezikoi, unë nuk jam kritik ndaj Pirlos, unë gjithashtu e kisha këtë përvojë me Ferrara”.

“Ekipi ka pasur mungesa të rëndësishme, si Dybala, por a do të kishte luajtur ai?”.

“Juventusi duhet të rindërtojë, Nedved ishte një kampion i shkëlqyeshëm por ai nuk ka aftësinë të jetë nënkryetar i Juventusit, ai duhet të rimendojë rolin e tij”, ka thënë Cobolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

La Liga
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Ndërkombëtare
Kalo në kategori