LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, flet për rastet që donin ta vrisnin në burg, por edhe për prezervativët dhe vazelinën

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, flet për rastet që donin ta vrisnin në burg, por edhe për prezervativët dhe vazelinën

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, kaloi dy vjet në burg për pastrim parash gjatë drejtimit të klubit.

Rosell ishte në burgjet e Barcelonës dhe Madridit. Ai e mori klubin në vitin 2010 nga Joan Laporta dhe më pas nisën të vinin akuzat. Gjithçka rezultoi me një dënim me burg gjashtë vjet më parë dhe Rosell zbuloi për mediat spanjolle se si është të jesh në burg.

“Më kërcënuan shumë herë, por shokët e qelisë më shpëtuan dhe më mbrojtën. Ata donin të më rrihnin disa herë. Herën e parë në Madrid sepse një i burgosur u mërzit nga fakti se isha katalanas dhe herën e dytë sepse isha president i Barcelonës”, ka treguar ai.


Ai tutje tregon se si u bë mik në burg me ‘Mbretin e Ciganëve’, i cili e shpëtoi njëherë.

“Ata më mbrojtën të dyja herët dhe nuk kërkuan asgjë në këmbim. Njëri më kërcënoi se do ta paguaja me jetë ose do të më vriste, por edhe atëherë miqtë e mi më mbrojtën. Në Barcelonë u bëra mik me ‘Mbretin e Ciganëve’ në burg. Njëri prej tij më kërcënoi njëherë dhe ai i tha vetëm disa fjalë dhe gjithçka mori fund”, tregon Rossel.

Ai tha se në burg qante shpesh dhe më pas zbuloi se pse me hyrjen të burgut i kishin dhënë katër prezervativë dhe katër vazelinë.

“Askush nuk e kërkon, të japin në hyrje, nuk e kuptova pse, por shpejt kuptova gjithçka. Në burgje ka shumë aktivitet homoseksual, edhe nga njerëz që nuk janë homoseksualë”, përfundon rrëfimi i Rossel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori