Ish-presidenti i Barcelonës: Po ua jap një ekskluzive, Mbappe ka nënshkruar me Realin
Joan Gaspart ka zbuluar për Marca-n se Kylian Mbappe do të jetë lojtar i Real Madridit.
Pak ditë më parë, u raportuar se sulmuesi francez ka nënshkruar me Los Blancos, në një pagë rreth 50 milionë euro në sezon.
Në lidhje më këtë operacion, ish-presidenti i Barcelonës, Gaspart ka thënë se 23-vjeçari ka nënshkruar tashmë me gjigantin e La Ligës.
“Do ua jap një ekskluzive: Kylian Mbappe tashmë e ka nënshkruar kontratën me Real Madridin”, ka thënë ai për mediumin spanjoll.
“Jam i bindur për këtë. E njoh Florentinon dhe jam i bindur për këtë”.
Mbappe do të bëhet lojtari më i paguar në histori të futbollit, e që ka kohë që e ka bërë dëshirën e tij publike që të kalojë në Santiago Bernabeu nga Paris Saint-Germain. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























