Ish-Miss Kosova, Besa Gashi, ka qenë e tërhequr prej shumë vitesh nga rrjetet sociale e jeta mediatike.

Modelja, e cila ishte e martuar me tashmë të ndjerin Albert Krasniqi, nuk është shfaqur në publik që nga vdekja e bashkëshortit.


Ajo u raportua se u nda nga Krasniqi në janar të vitit 2021, gjersa ky i fundit u vra nga i ati pak ditë më vonë, më 27 janar të po atij viti.

306747950 827620461615873 3943300955681226778 n Foto: Screenshot/Instagram

E që nga ajo kohë Gashi nuk ka qenë prezent në asnjë media, e po ashtu nuk është shfaqur as në ndonjë rrjet social.

Së fundmi ka qenë mikesha e saj, Tuna Sejdi, ajo e cila ka shpërndarë disa fotografi me Besën, nga një event i përbashkët.

306408612 2901248226677944 7438628421826027987 n Foto: Screenshot/Instagram

“Mikja ime është më e mirë sikurse e jotja”, tha Sejdiu.

Ish-anëtari i labelit Babastars u vra nga i ati, Skënder Krasniqi, më 27 janar 2021. I ndjeri dhe Besa kujtojmë që kanë bashkë një vajzë të quajtur, Kjara. /Telegrafi/

besa2 1 Foto: Arkiv