Milot Rashica ka filluar shkëlqimin në futbollin gjerman edhe në vitin 2020.

Sulmuesi i Kosovës ka realizuar për Werderin në fitoren 3-2 ndaj Borussia Dortmundit.


Rashica nuk u largua gjatë afatit kalimtar të janarit nga Werder, edhe pse ofertat nuk munguan për të.

Tani ish-mesfushori gjerman Dietmar Hamann ka këshilluar kampionët në fuqi të Gjermanisë, mos ta transferojnë Leroy Sanen e Manchester Cityt.

“Nëse një trajner si Pep Guardiola nuk e mban një lojtar me një talent të tillë, atëherë Bayerni duhet të ndalet dhe të mendojë”.

1581000165719 d3f4ba58747f8c9eee51b456d0ce92be8390

“Sane ka ndryshuar menaxherë dhe shumë njerëz janë munduar të ndikojnë tek ai, por e kot. Nuk mendoj se do të ndryshojë diçka në Munich, ka talent, por problemi mbetet te sjellja e tij”, tha Hamann.

Tutje ish-mesfushori i Bayernit ka thënë se Bavarezët duhet të shikojnë te Werderi për transferimin e Rashicës.

“Nëse Bayern dëshiron të transferojë sulmues, le të shikojnë te Werderi. Milot Rashica mund të jetë një opsion më i lirë dhe më i mirë. Kur të lëndohet Gnabry dhe Coman, Rashica mund t’i zëvendësojë pa problem”, përfundoi Hamann.

Rashica 4

Bavarezët nuk do ta kenë të lehtë as transferimin e Rashicës, për të cilin Dortmundi po interesohet, por edhe skuadrat angleze. /Telegrafi/

telegrafi sport app