LAJMI I FUNDIT:

Ish-lideri i protestës studentore Gabriel Boric fiton zgjedhjet presidenciale në Kili

Ish-lideri i protestës studentore Gabriel Boric fiton zgjedhjet presidenciale në Kili

Një ligjvënës i krahut të majtë, i cili u bë i njohur gjatë protestave studentore antiqeveritare në Kili, është zgjedhur presidenti i ardhshëm i vendit.

Me pothuajse 99 për qind të qendrave të votimit të raportuara, Gabriel Boriç fitoi 56 për qind të votave, krahasuar me 44 për qind për kundërshtarin e tij konservator, Jose Antonio Kast, përcjell Telegrafi.

Në një model qytetërimi që u shkëput nga retorika polarizuese e fushatës, Kast njohu menjëherë humbjen, duke postuar në Twitter një foto të tij duke folur në telefon me kundërshtarin e tij duke e uruar për “triumfin e tij të madh”.


Kështu, në moshën 35-vjeçare, Boric do të bëhet presidenti më i ri i Kilit.

Presidenti në largim Sebastian Pinera – një miliarder konservator – mbajti një video-konferencë me Boric për të ofruar mbështetjen e plotë të qeverisë së tij gjatë tranzicionit tre mujor.

“Unë do të jem presidenti i të gjithë kilianëve”, tha Boric në paraqitjen e shkurtër televizive me Pinera.

“Unë do të bëj më të mirën për të kapërcyer këtë sfidë të jashtëzakonshme”.

Boric, i cili do të marrë detyrën në mars, ka shfrytëzuar zemërimin e publikut ndaj modelit ekonomik të Kilit të orientuar drejt tregut, i cili konsiderohet gjerësisht se ka ndihmuar në nxitjen e dekadave të rritjes së shpejtë ekonomike, por duke nxitur pabarazinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Kalo në kategori