Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennet, gjatë një interviste dhënë për Channel 12 në Izrael, tha se presidenti rus Vladimir Putin i kishte premtuar se nuk do ta vret presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gjatë një bisede ai zbuloi detaje gjatë udhëtimit të tij në Moskë në fillim të marsit 2022, në tentim që ta ndihmojë në arritjen e marrëveshjes së një plani paqeje mes dy palëve – pra Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi.
E pavarësisht që siç thotë Bennet nuk arriti t’i jap fund armiqësisë, pretendon se ka arritur të marrë “garanci” nga Putini se nuk do ta vret Zelenskyn, i cili asokohe fshihej brenda një bunkeri të fshehtë për të parandaluar një atentat të tillë.
Putin e kishte “siguruar” Bennettin se “nuk do ta vret Zelenskyn”. Ndërkaq ish-kryeministri izraelit i ishte përgjigjur: “Duhet ta kuptojë se po më jepni fjalën se nuk do ta vrisni Zelenskyn”, kurse Putin sërish ka këmbëngulur se nuk do ta bëjë.
Bennett i kishte telefonuar Zelenskyt akoma sa ishte në Moskë rrugës për në Krelmin, për t’i thënë se nuk do të kërcënohet me vrasje.
Ish-kryeministri izraelit tha se pas udhëtimit në Moskë, ka vazhduar drejt Berlinit për t’u takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz ku së bashku me të vizituan më pas Francën, Britaninë e Madhe dhe SHBA-të.
“Gjithçka që kam bërë ka qenë e koordinuar me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Francën”, shtoi Bennett. /Telegrafi/