LAJMI I FUNDIT:

Ish-komandanti i NATO-s: Nëse admirali rus Sokolov është i vdekur, është oficeri më i lartë i marinës ruse i vrarë në luftime që nga Lufta e Dytë Botërore

Ish-komandanti i NATO-s: Nëse admirali rus Sokolov është i vdekur, është oficeri më i lartë i marinës ruse i vrarë në luftime që nga Lufta e Dytë Botërore

Ukraina ka njoftuar se në një sulm raketor mbi komandën e flotës ruse të Detit të Zi në Krimenë e pushtuar, është vrarë komandanti i kësaj flote.

Siç raporton NBC News, komandanti i flotës së Detit të Zi është admirali Viktor Sokolov, transmeton Telegrafi.

Raportohet se forcat për operacione speciale të Ukrainës kanë njoftuar në Telegram se në sulmin mbi komandën e flotës ruse në Sevastopol të Krimesë, ka pasur “dhjetëra të vdekur dhe plagosur, përfshirë eprorë të lartë të flotës ruse”.


Në njoftim thuhej se operacioni është quajtur “kurthi i gaforres” dhe se është kryer “në kohë dhe me saktësi”.

Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi
Lexo po ashtu Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministri të Brendshëm ukrainas, ka njoftuar sot duke u thirrur në informacione të forcave për operacione speciale, se në sulmin raketor mbi komandën e flotës ruse në Detin e Zi, është vrarë komandant admiral Viktor Sokolov.

Sipas të njëjtit, përveç Sokolovit janë vrarë edhe 34 oficerë tjerë të lartë rusë dhe 105 tjerë janë plagosur.

NBC News raporton se gjatë vikendit të kaluar analistët që përcjellin luftën në Ukrainë kanë folur për vrasjen e Sokolovit.

E vrasjen e Sokolovit e ka komentuar edhe admirali amerikan James Stavridis, ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s, i cili tani është analisti kryesor i NBC News për çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Nëse kjo është e vërtetë (që Sokolov u vra), do të ishte oficeri më i lartë i marinës ruse i vrarë në luftime që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Stavridis në një postim në rrjetin social X. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Pas arritjes së marrëveshjes SHBA-Ukrainë, Zelensky: Amerikanët u pajtuan me propozimet tona

Pas arritjes së marrëveshjes SHBA-Ukrainë, Zelensky: Amerikanët u pajtuan me propozimet tona

Evropa
Kalo në kategori