LAJMI I FUNDIT:

Ish-komandanti i Koshares flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Berisha: Ai i ka penguar shumëkujt

Ish-komandanti i Koshares flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Berisha: Ai i ka penguar shumëkujt

Në emisionin “Kojshia Show”, këtë javë mysafir ishte komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, i cili ishte edhe Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Haradinaj.

Berisha në krye të Brigadës 138 ishte emëruar nga Ahmet Krasniqi në atë kohë që ishte në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes se Republikës së Kosovës.

Ai thotë se vrasja e Ahmet Krasniqit është përjetuar shumë rëndë nga bashkëpunëtorët.


“E kam njohur Ahmeti Krasniqin qysh nga Kroacia. Ai ka pasur shkollën e kryer dhe trajnime të luftës të nivelit më të lartë. Ai ka çliruar edhe disa kazerma në Kroaci dhe ua ka dorëzuar kroatëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i Koshares thotë se vrasja e Ahmet Krasniqit dëmtoi shumë luftën.

“Vrasja e tij na ka tronditur të gjithëve. Ahmet Krasniqi u ka penguar shumëkujt. Unë nuk e di arsyen, por e di që të gjithë kemi qenë të rrezikuar pasi kemi qenë në luftë. Njerëzit e fushave të caktuara duhet ta japin vlerësimin e tyre për këtë vrasje. Vrasja e tij e ka dëmtuar shumë luftën tonë. Vrasja e tij ishte humbje e madhe pasi të ngritesh një ushtarak në nivelin e Ahmet Krasniqit kërkon shumë mund dhe fonde”, tha ndër të tjera Rrustem Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori