LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti i VV-së e quan pazar të PLAN-it vendimin për kthimin e Çitakut

Ahmeti i VV-së e quan pazar të PLAN-it vendimin për kthimin e Çitakut

Kreshnik Ahmeti, ish-këshilltar i ish-ministrit Glauk Konujfca, e ka quajtur pazar politik dekretin e nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi për kthimin e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni i saj në SHBA.

Ahmeti ka thënë se Çitaku do të duhej të kthehej nga misioni diplomatik para një viti, sepse kështu e obligonte ligji i vendit të cilin e përfaqësonte.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Vendimet në baza individuale janë shenjë e pazareve politike. Rasti i sotëm tregon se pazaret e PLAN-it veçse kanë rifilluar. Këto pazare përveç pozitës së Presidentit e Ministrive, do ta përfshijnë edhe vet pozitën e Ambasadorit/es në Washington DC”.


Thaçi nënshkruan dekretin për largimin e Vlora Çitakut nga Washingtoni
Lexo po ashtu Thaçi nënshkruan dekretin për largimin e Vlora Çitakut nga Washingtoni

Postimi i plotë:

Vlora Çitaku do të duhej të kthehej nga misioni diplomatik para një viti, sepse kështu e obligonte ligji i vendit të cilin e përfaqësonte.

Kur ne i dërguam propozimet për tërheqjen e dekreteve tek Presidenti, asnjëri nga shefat e misioneve për të cilët kishim kërkuar tërheqjen, nuk u ankua. Përkundrazi, porositë nga ata ishin që pajtohen me vendimin tonë, sepse ishte e qartë që me qëndrimin e tyre po shkeleshin ligjet e Republikës së Kosovës.

Sot, po kuptojmë që znj. Çitaku do të kthehet nga misioni, pas një kërkese që ajo i ka bërë Presidentit. Këtu duhet të mos na ikin disa elemente të rëndësishme:

1. Shërbimi i Jashtëm rregullohet me akte ligjore e nënligjore. Aty përcaktohen mandatet e sakta dhe askush nuk mund ta trajtojë këtë mekanizëm të rëndësishëm të politikës së jashtme, si hapësirë individuale të cilën e uzurpon dhe e lë kur të ka dëshirë;

2. Bashkë me znj. Çitaku nuk po kthehen edhe shefat e tjerë të misioneve, të caktuar me çelës politik, e të cilët po qëndrojnë ende jashtëligjshëm, sikurse ka qëndruar edhe znj. Çitaku;

3. Vendimet në baza individuale janë shenjë e pazareve politike. Rasti i sotëm tregon se pazaret e PLAN-it veçse kanë rifilluar. Këto pazare përveç pozitës së Presidentit e Ministrive, do ta përfshijnë edhe vet pozitën e Ambasadorit/es në Washington DC.

4. Fakti që Presidenti nuk ka vepruar mbi kërkesën e Ministrit Konjufca, por ka kërkuar që vendimi për tërheqje të vjen si rezultat i kërkesës së znj. Çitaku, është edhe një shenjë që këtu nuk kemi të bëjmë me vendim për respektim të ligjit, por për pazare partiake.

Klientelizmi e pazaret e tilla e kanë degraduar Kosovën në pozitën e sotme politike, ekonomike e sociale. Kjo qasje duhet të përfundojë sa më parë. Fundi i kësaj qasjeje e fillimi i drejtësisë e ligjshmërisë parakusht i kanë zgjedhjet e pergjithshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kalo në kategori