Ish-inxhinieri i Apple akuzohet se vodhi sekrete të teknologjisë vetë-drejtuese të kompanisë

Një ish-inxhinierit të Apple iu është ngritur aktakuza për vjedhjen e teknologjisë vetë-drejtuese të kompanisë, pothuajse pesë vjet pasi ai u arratis në Kinë.
Prokurorët akuzojnë Weibao Wang, 35 vjeç, për vjedhjen e mijëra dosjeve që përmbajnë informacion pronësor, ndërsa punonte fshehurazi për një kompani kineze të paidentifikuar, transmeton Telegrafi.
Gjashtë akuza për vjedhje ose tentativë për vjedhje të sekreteve tregtare janë në aktakuzë.
Kjo është hera e tretë që një ish-punonjës i Apple akuzohet për vjedhje të sekreteve të teknologjisë autonome për t’i çuar në Kinë.
Departamenti i drejtësisë pretendon se Wang vodhi dokumente që përmbajnë kodin burimor për softuerin dhe harduerin që qëndron pas sistemeve të teknologjisë së vetëdrejtimit të makinave.
Wang iu bashkua kompanisë Apple në mars të vitit 2016 si anëtar i ekipit që zhvilloi teknologjinë për sistemet autonome, tha departamenti i drejtësisë.
Ai nënshkroi një marrëveshje konfidencialiteti për projektin, i cili në atë kohë ishte i njohur për shumë pak njerëz brenda kompanisë.
Wang u largua nga Apple më 16 prill 2018, thuhet në aktakuzë. Pa e ditur firma, ai kishte pranuar një ofertë më shumë se katër muaj më parë për të punuar si inxhinier në një kompani tjetër që zhvillon makina vetë-drejtuese, thanë prokurorët amerikanë.
Ajo kompani, e paidentifikuar në aktakuzë, është e bazuar në Kinë, thanë prokurorët.
Autoritetet kontrolluan shtëpinë e Wang në Mountain View, Kaliforni, në qershor të vitit 2018 ndërsa ai ishte atje.
Ai u tha autoriteteve se nuk kishte plane të largohej nga SHBA-ja. Po atë ditë, ai bleu një biletë me një drejtim nga San Francisko në Guangzhou, Kinë, tha departamenti i drejtësisë.
Një analizë e pajisjeve të sekuestruara nga shtëpia e Wang tregoi se ai kishte ruajtur sasi të mëdha të të dhënave të Apple mbi teknologjinë e makinave vetë-drejtuese.
Në një konferencë për shtyp, Prokurori i SHBA-së për Qarkun Verior të Kalifornisë, Ismail Ramsey, tha se Wang mbeti në Kinë.
Nëse do të ekstradohej dhe dënohej ndonjëherë, ai mund të përballet me 10 vjet burg për secilën nga gjashtë akuzat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Audi po ndryshon strategjinë e emërtimit - çfarë do të thotë kjo?

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Publikohen pamjet e para të Audi A6 të ri

Bugatti i ri me tetë tuba shkarkimi

RUF RCT është Porsche 911 perfekt i viteve '90

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe