Ish-inspektori i Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku kishte thënë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Jeff Hovenier, e kishte informuar për diçka që ai nuk kishte qenë në dijeni.
Por, kjo deklaratë e të parit të Qeverisë së Kosovës, për ish-inspektorin është e çuditshme.
Ai nuk beson se ka mundur të ketë diçka shtesë në informacion ma shumë sesa që i ka dhënë AKI-ja Kurtit.
“Amerika qenka e fortë. Ne e kemi ditur këtë punë shumë më herët, por tani është mirë që edhe Qeveria e Kosovës është duke e ditur, sepse një herë këta të fundit ia filluan me Bashkimin Evropian edhe i lanë anash SHBA-të. Por, tani përsëri janë rikthyer nga Amerika. Edhe në fund iu dashtë një takim me ambasadorin për të marrë një vendim, që është dashur të merret më herët”, ka deklaruar Sopjani, në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Më tej, ai ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit nuk ka qenë aspak e mirë, pasi sipas tij, kjo demotivon zyrtarët e sigurisë së Kosovës.
“Zyrtarët e sigurisë së Kosovës e bëjnë një punë shumë të madhe, sepse ata i japin informata në kohë ”, ka theksuar ai.
Ndërkohë ai ka rrëfyer përvojen e tij me AKI-në, ku ka thënë se këta të fundit janë ballafaquar me sfidat shumë më të mëdha. Edhe atëherë ka qenë veriu, por, përveç kësaj ata kanë pasur edhe sfidën e terrorizimit në 2015-tën dhe ia kanë dalë mbanë.
“Nuk ka pasur problem asnjëherë AKI-ja në dhënien e informacionit, aty ku është dashur të informohet. Të njëjtit agjentë janë, nuk ka ndryshuar diçka”, ka përfunduar ai.
Sopjani ka folur për sigurinë në veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë për targat e paligjshme “KM”, ku ka thënë se ky vendim ka prodhuar vetëm degradimi të sigurisë në katër komunat veriore të vendit, pasi serbët lokalë i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës.
Sipas ish – inspektorit të AKI-së, me sigurinë kombëtare nuk bën të bëhet aventura.
“Dy muajt e fundit nuk kanë qenë të suksesshëm për Republikën e Kosovës, as deklaratat as vendimet, as vendimet pas vendimeve, asgjë, thjeshtë ka pasur degradim të sigurisë”, ka deklaruar Sopjani, duke i replikuar deputetit të pozitës, Enver Dugolli, i cili ka thënë se Kosova pas 20 vitesh ka filluar ta shtrijë sovranitetin në veri dhe se ka forcuar sigurin atje.
Më tej, Sopjani ka sqaruar se si ka ardhur ky përkeqësim i situatës.
“Degradimi ka ardhur si pasojë e vendimeve të pamatura mirë, ku si rezultat e kemi EULEX-in i cili patrullon në katër komunat veriore të Kosovës”, ka theksuar ai, duke shtuar se “deri më tani Policia e Kosovës ka qenë primare, pastaj institucionet e tjera, ndërsa tani atje kemi EULEX-in si forca e par e reagimit”. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dr. Ambarkova Villarova nga Spitali klinik Zhan Mitrev: Gjithçka fillon dhe mbaron me përcaktimin kryesor që pacienti të jetë në qendër të vëmendjes sonë

LSDM ia dorëzon Mickoskit dokumentet për Mexhitin: A do të vazhdojë ta mbrojë?

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona – konfiskon para dhe automjete

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania