LAJMI I FUNDIT:

Ish- imami flet për shenjat e para të radikalizmit në Kaçanik (Video)

Ish- imami flet për shenjat e para të radikalizmit në Kaçanik (Video)

Musli Vërbani që ka shërbyer si krye-imami i Bashkësisë Islame të Kaçanikut thotë se që nga paslufta ka filluar të vërejë shenjat për nisjen e një fryme radikaliste të islamit në Kaçanik.

Vërbani ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin “Jeta në Kosovë” se si kishin filluar shenjat e para që ai i quan nisje të ideologjisë vehabiste në Kaçanik.

Ai tha se nga viti 2001 kishin filluar disa veprime të vogla dhe sulme ndaj tij që ishte kundër kësaj ideologjie.


“Në Kaçanik për herë të parë tespihët janë larguar prej xhamive që është shenjë e vehabizmit, pastaj të bërtiturit amin me xhemat dhe përpos kësaj në çrregullimin e reshtave të xhematit…”, tha Vërbani.

Sipas Vërbanit, ai kishte mundur që në atë kohë të parashikoj se do të ndodhin ngjarje të tilla si shndërrimi i disa prej personave të Kaçanikut në terroristë.

Në anën tjetër, Ardiana Tusha nga Këshilli Rinor në Kaçanik, gjithashtu konsideron të papranueshme njoftimin nga xhamia për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit.

“Mu nuk më ka ardh mirë hiq, na Kaçaniku jemi një vend i vogël dhe nihemi në mes veti por asnjë institucion nuk guxon me shku në pame ose ngushëllim tek terroristat që na kanë pru faqen e zezë”

Në këtë emision gjithashtu mund të ndiqni rrëfimin e Uta Ibrahimit për ngjitjen e saj në majën më të lartë në botë dhe dëmet me vlerë miliona euro në Kosovë. /KALLXO.com/

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori