LAJMI I FUNDIT:

Ish-futbollistët marrin licencat B të UEFA-s

Ish-futbollistët marrin licencat B të UEFA-s

Ish futbollistët e njohur të Kosovës që kanë milituar kryesisht në Superligë, sot kanë marrë edhe zyrtarisht licencat e trajnerit B të UEFA-së.

Sulmuesi i dikurshëm i Besës, Haxhi Zeka, pastaj ish lojtari i Lirisë dhe Besës, Erdogan Brando, ai i Prishtinës, Malësor Gjonbalaj dhe shumë të tjerë kanë marrë zyrtarisht diplomën për këtë kategori trajnerësh nga Federata Evropiane e Futbollit nën mbikqyrjen e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe DFB-së (Federatës së Futbollit të Gjermanisë).

“Sot ka përfunduar me sukses trajnimi tre javorë i kandidatëve për Licencën “B” të UEFA-s për trajnerë të organizuar nga Qendra për Edukim e FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë. Sipas drejtorit të Qendrës prof. Malsor Gjonbalaj, ky ishte një seminar jashtëzakonisht i mirë, ku vijuesit treguan përkushtim, angazhim dhe morën dije për zejen e trajnerit, që për klubet e futbollit dhe vet FFK-në është tejet me rëndësi në profesionalizimin e kuadrove. Kandidatët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me gojë dhe atij praktik. Siç e kemi bërë të njohur më herët nesër më 1 tetor në orën 10.30 në Qendrën Sportive “Katana” në Kastriot kryetari i FFK-së dhe nënkryetari i Federatës gjermane të Futbollit (DFB), do ta bëjnë dorëzimin e diplomave për trajnerë të Licencës “B”, për të gjithë ata që me sukses e kanë arritur”, ka thënë Malësor Gjonbalaj.

Këta trajner kanë të drejtë që me këtë licencë të ushtrojnë zejen vetëm në Ligën e Parë të Kosovës si dhe me grupmoshat e reja. /Telegrafi/