Sasha Sobhani nuk është tashmë një emër i panjohur për mediat kosovare.

U përfol muaj më parë se ai dhe modelja bukuroshe Morena taraku ishin në lidhje, e cila përfundoi në vetëm, pak javë.


Së fundmi, ai erdhi në Kosovës duke takuar shumë njerëz, e ndër to edhe figura publike.

Ishte këngëtarja Fjolla Morina e cila u pa në shoqërinë e tij në një klub nate në Prishtinë, ndërsa u përfol se mes dyshes ka diçka më shumë se "miqësi".

fjolla2

Por fillimisht ishte Fjolla ajo e cila e mohoi këtë gjë, ndërsa njëlloj vepro edhe Sasha, i cili në një postim të bërë në InstaStory, ka thënë se Fjolla është fanse e tij e cila i kishte kërkuar ta etiketojë në Instagram.

“Sqarim për mediat, përsa i përket videos me Fjolla Morinën, është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi ta bëja tagg në Instagramin tim. Ju përqafoj", ka shkruar Sasha.

sasha

Ndërsa, e revoltuar nga kjo deklaratë e tij duket se ka ngelur Fjolla, e cila vendosi që në InstaStory të publikojë një fotografi, ku shfaqej në shoqëri të ish-të dashurës së miliarderit iranian, Morena Tarakun.

Si për të dashur që të "hakmerret" në një lloj forme, Fjolla kishte shkruar në mbishkrimin e fotografisë: "Lëri le të flasin".

fjolla 1

Mesa duket, ardhja e miliarderit Sasha Sobhani në Kosovë ka krijuar një jehonë më të madhe mediatike se ç'duhet. /Telegrafi/