LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori amerikan: Kosova u trajtua si një fëmijë i padisiplinuar – Serbia është e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës

Ish-ambasadori amerikan: Kosova u trajtua si një fëmijë i padisiplinuar – Serbia është e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se përpjekjet për ta tërhequr Serbinë në krahët e Perëndimit në vend të Kinës dhe Rusisë, nuk kanë dhënë rezultate dhe se tani është koha për të nisur një qasje të re.

Kosnett në një intervistë për “Euractiv” tha se gjatë 15-20 viteve të fundit të përpjekjeve për të ndërmjetësuar marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, ekzistonte një lloj tendence për t’u frustruar me Kosovën dhe për ta trajtuar atë si “fëmijë të padisiplinuar, që duhet të bëjë siç është thënë”.

“Kjo, e kombinuar me idenë se Serbia është më e rëndësishmja në rajon dhe ne duhet ta “fusim në vathën evropiane dhe jo ta shtyjmë në krahët e Rusisë dhe Kinës”, nuk ka qenë qasja më e mençur”, shtoi ai.


Ish-ambasadori i SHBA-ve shtoi se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk iu është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, që kur Moska pushtoi Ukrainën.

“Unë mendoj se Serbia është qartazi e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Pra, çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk kanë treguar ende ndonjë rezultat”, tha ai.

Kossnett, tani një bashkëpunëtor i lartë për programin e mbrojtjes dhe sigurisë transatlantike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, shtoi se është koha që Evropa dhe Perëndimi të jenë më realistë për këtë.

Derisa Rusia vazhdon përpjekjet në mënyrë aktive për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, Kossnett tha se do të ishte një manifestim i rëndësishëm i solidaritetit evropian dhe perëndimor të “njohësh realitetin që Kosova ekziston” dhe faktin “që është shtet”.

“Mendoj se kjo do të ishte një kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’i bëjnë një thirrje të fortë atyre vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë,” tha Kossnett. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Më 14 prill fillon

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

Politikë
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori