Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë ka hapur fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, ku do të garojë me Nexhmi Rudarin.
Në tubimin e hapjes së fushatës ishin të pranishëm drejtues të Lidhjes Demokratik të Kosovës, kryetari Isa Mustafa, nënkryetarët e partisë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ministra e deputetë të LDK-së.
Kryetari i degës së LDK-së dhe kryetari i deritashëm i Podujevës, Agim Veliu, tha se më 15 mars Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatin e saj Nexhmi Rudari, nuk do të dalë ta mbrojë fitoren e nëntorit të vitit 2017.
“Lidhja Demokratike nuk di të mbrohet, Lidhja jonë di vetëm të fitojë. Prandaj edhe kësaj radhe do të dalim fitues, për të 16-ën herë me radhë. Do të fitojmë, sepse ata që po na sulmojnë dhe me tërë kapacitetin që kanë u aktivizuan për ta marrë pushtetin, nuk ofrojnë alternativa e programe qeverisëse”, tha kryetari Veliu, raporton Telegrafi.
Më tej kryetari Veliu tha se në garën për pushtet, njëra nga partitë oponente zgjodhi një strategji edhe më fatale për veten.
“Duke u nisur nga maksima: kalaja pushtohet nga brenda, njëri nga oponentët tanë joshi e përvetësoi individë, që u bënë dikushi derisa ishin brenda LDK-së, për të provuar ta rrënojnë kalanë tonë nga jashtë. Dhe, jo vetëm kaq. Ata, që deri dje ishin në djepin djathtist të LDK-së, duke menduar se u rritën, shkuan në folenë e një subjekti tjetër, ideologjikisht krejtësisht majtist dhe prej aty përpiqen të baltosin e pështyjnë në sofrën ku u ushqyen. Që ironia të jetë më e madhe, nga foleja e kuqe e majtizmit, ata edhe thirren në rugovizëm. Sa absurde, po aq tragjikomike”, tha Veliu.
Kandidati për kryetar të Komunës, Nexhmi Rudari, tha se Lidhja Demokratike nuk thirret në kauza të rreme e nuk bën premtime të mëdha, por bën punë të mëdha.
“LDK realizon projekte të prekshme për Llapin dhe për qytetarin e saj. E, projektet e nisura me programin fitues të kryetarit Veliu në vitin 2017, më mbetet mua si kryetar i Komunës t’i realizoj deri në fund të këtij mandati qeverisës. Ky është i vetmi zotim që e bëj sot para jush dhe para qytetarëve llapjanë”, tha Rudari.
Nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, tha se kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari është një rugovist i vërtetë dhe një intelektual që di të udhëheqë.
Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se Agim Veliu po lë prapa vetës në drejtimin e Komunës një njeri të mirë dhe të përgatitur, për të qeverisur me Komunën e Podujevës.
“Nexhmiu do ta ketë përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit të Kosovës, por edhe të gjithë qytetarëve. Jam i bindur se më 15 mars do të korrim një fitore të madhe në Podujevë. Bashkë me Nexhmiun, për të qeverisur drejt dhe mirë”, tha Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze