Irkenc Hyka bëhet me veturë luksoze për ditëlindjen e 28-të

Ai prej disa vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe përgjatë kësaj kohe ka kompozuar e sjell hite të shumta.
Fjala është për këngëtarin dhe tekstshkruesin e njohur nga Shqipëria, Irkenc Hyka, i cili sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e 28-të.
Ai në këtë ditë të rëndësishme, ka pranuar një dhuratë tejet luksoze - një makinë të tipit Audi Q7.

Duke publikuar një fotografi pranë veturës në Instagram, kompozitori shqiptar e njoftoi këtë për fansat e tij.
“Edhe 100 Irkenc, Rrofsh sa malet. Dhurata e ditëlindjes”, ka shkruar ai.
Urime për ditëlindje pranoi edhe nga fansat, miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Irkenci ndërkaq një javë më parë publikoi këngën e re “A kishe zemër”, ku protagoniste në klip ishte artistja Zaimina Vasjari. /Telegrafi/


























































