LAJMI I FUNDIT:

Irani reagon pas sanksioneve nga SHBA-ja: Dënojmë vendimin, Tirana viktimë e Washingtonit

Irani reagon pas sanksioneve nga SHBA-ja: Dënojmë vendimin, Tirana viktimë e Washingtonit

Teherani ka reaguar për sanksionet e shpallura një ditë më parë nga Washingtoni. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, dënoi me forcë vendimin e Washingtonit për të vendosur sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë Kombëtare të Teheranit për përfshirje në sulmin kibernetik që Shqipëria përjetoi korrikun e kaluar, si dhe përfshirjen në aktivitetin kibernetik kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

“Mbështetja e menjëhershme e SHBA-së për akuzën false të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe veprimet e shpejta të Uashingtonit për të sanksionuar Ministrinë e Inteligjencës të Iranit duke iu drejtuar të njëjtës akuzë false dhe të paprovuar tregon qartë se projektuesi i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare por qeveria amerikane dhe Tirana është viktimë e skenarit të Washingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit”, është shprehur zëdhënësi.

SHBA i vendos sanksione Iranit për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë
Lexo po ashtu SHBA i vendos sanksione Iranit për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Ai shtoi se për vite të tëra Shtetet e Bashkuara kanë detyruar qeverinë dhe kombin e Shqipërisë që të mbajnë një grup terrorist që i kanë trajnuar dhe pajisur ata në fushën kibernetike.


“Strehimi i i grupit terrorist nga qeveria shqiptare dhe veprimi i qeverisë amerikane në mbështetje të atyre që janë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 17 mijë shtetarëve dhe qytetarëve iranianë është një shembull i qartë  për mbështetjen e organizuar të terroristëve kundër qeverisë dhe popullit të Iranit”.

“Republika Islamike e Iranit do të përdorë të gjitha aftësitë e saj brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit iranian dhe për të mbrojtur veten kundër këtyre komploteve të liga”, nënvizoi Kan’ani.

Pak ditë më parë ai cilësoi të pamend vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë raportet diplomatike më Shqipërinë. /EuroNews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori