Site icon Telegrafi

Irani pretendon se një qeveri e jashtme qëndron pas sulmit “të pabesë” – publikon imazhet a anijes së dëmtuar

Irani tha të hënën se një qeveri e huaj ishte pas asaj që pretendon se ishte një sulm “i pabesë” ndaj një tankeri të naftës javën e kaluar, duke publikuar imazhet e saj, të dëmtuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Teherani thotë se cisterna me naftë “Sabiti” me flamur të Iranit u godit nga dy shpërthime të veçanta në portin e Detit të Kuq të Jeddah të premten.

“Një qeveri ka qenë e përfshirë përfundimisht në këtë”, tha presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, në një konferencë shtypi në Teheran. “Nuk ishte një veprim nga terroristët, nga një individ, një grup. Ai u bë nga një qeveri”.

Rouhani tha se Irani kishte edhe pamjet video që tregojnë se një numër “raketash” që shënjestruan “Sabiti”, me dy prej tyre duke goditur anijen.

“Ishte një veprim armiqësor dhe i pabesë”, tha ai. “Ne po hetojmë se cila qeveri ishte e përfshirë … por është ende herët për të përcaktuar se kush e ka bërë”.

Imazhet e publikuara nga pronari i cisternës, National Iran Tanker Company – NITC, tregojnë dy vrima mbi vijën ujore në anën të anijes. Ato thuhet se janë bërë ditën e diel.

NITC tha se sulmi i supozuar ndodhi 100 kilometra (60 milje) nga porti saudit Jeddah të premten.

Incidenti shkaktoi që nafta të derdhej nga cisterna në Detin e Kuq, tha ndërmarrja, përpara se të kontrollohej përfundimisht dhe anija filloi ngadalë të kthehej prapa drejt ujërave të Gjirit.

Incidenti pason një seri sulmesh të pashpjegueshme në maj dhe qershor në transportin brenda dhe rreth Gjirit, një rrugë ujore jetësore që lidh vendet prodhuese të naftës me tregjet botërore, si dhe sulmet me dronë mbi instalimet e naftës Saudite. /Telegrafi/

Exit mobile version