Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt thotë se ajo që ka mbetur nga regjimi në Iran është "gjithnjë e më e etur" për të negociuar me SHBA-në "ndërsa ende munden" dhe se këto bisedime po "shkojnë mirë", me zyrtarët iranianë që bien dakord për disa pika të SHBA-së në bisedime private.

Kjo bie ndesh me atë që dëgjuam nga Teherani më herët sot, kur ministria e Jashtme tha se propozimet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftimeve janë "jorealiste, jologjike dhe të tepërta", transmeton Telegrafi.


Karoline Leavitt e hedh poshtë këtë si "pozicionim", megjithatë, duke thënë se "elementët e mbetur të regjimit [janë] gjithnjë e më të etur për t'i dhënë fund shkatërrimit dhe për t'u ulur në tryezën e negociatave ndërsa ende munden".

Pavarësisht "pozicionimit publik që dëgjoni nga regjimi dhe raportimit të rremë, bisedimet po vazhdojnë dhe po shkojnë mirë", thotë ajo.

Ndryshe operacioni ushtarak amerikan në Iran po vazhdon dhe se akoma nuk ka ndonjë datë se kur mund të përfundojë. /Telegrafi/