IPKO, kompani lidere e telekomunikacionit, në vazhdimësi është e përkushtuar të ofrojë shërbime cilësore për klientët e saj. Në këtë drejtim IPKO ka kënaqësinë të njoftojë zgjerimin e mbulushmërisë së telefonisë mobile në pjesën më veriore të Kosovës. Këto zhvillime shënojnë një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të aksesit të përmirësuar në internet për banorët dhe bizneset në këtë zonë.
Zgjerimi dhe përforcimi i mbulueshmërisë së telefonisë mobile IPKO është realizuar në zonat: Leposaviç, Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe zonën e Liqenit të Ujmanit.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ARKEP-in dhe Policinë e Kosovës, duke nënvizuar përkushtimin e IPKO-së për përmirësimin e infrastrukturës digjitale në këtë zonë. Projekti është financuar nga IPKO, ndërsa janë shfrytëzuar hapësirat e institucioneve publike për të vendosura stacionet bazë.
Instalimi i këtyre pikave nuk ishte pa sfida. Gjatë vitit të kaluar, IPKO dhe partnerët e saj punuan me zell për të kapërcyer pengesat, duke përfshirë tensionet në këtë zonë, të cilat çuan në vonesa në zbatimin e projektit. Përkundër këtyre vështirësive, IPKO ka mbetur e palëkundur në përkushtimin e saj për përmirësimin e mbulushmërisë së telefonisë mobile në secilin pjesë të Kosovës.
“Ne jemi krenarë të shpallim përfundimin e suksesshëm të këtij projekti, i cili padyshim do të ketë një ndikim pozitiv në komunitetin lokal”, tha Fatbardh Dragusha, Udhëheqës i Projektit në IPKO. “Qasja në shërbime të besueshme të internetit është thelbësore në epokën e sotme dixhitale dhe IPKO mbetet e përkushtuar për të kapërcyer ndarjen digjitale dhe krijimin e mundësive për rritje dhe zhvillim në këtë zone. Falendërojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës për përkrahjen e ofruar në realizimin me sukses të projektit”, vazhdoi ai.
Vlen të theksohet, se IPKO ka pas shtrirje të rrjetit në këto zona që nga viti 2010, ku ka qenë e mbuluar e tërë zona veriore. Por, për shkak të trazirave të vazhdueshme në atë zonë, këto pika janë dëmtuar rëndë dhe janë bërë jo-funksionale. Me-gjithë tentimin e vazhdueshëm për të rifunksionalizuar këto pika, për shkak të rrethanave ka qenë e pamundur. Megjithatë, IPKO përgjatë kësaj periudhe, ka investuar në alternativa tjera për të realizuar një mbulim solid të asaj zone.
Pikat e reja të mbulimit janë të vendosura për t’u ofruar banorëve dhe bizneseve në veri të Rajonit të Mitrovicës shërbime më të fuqishme dhe më të aksesueshme për thirrje dhe shërbime brezëgjëra, duke mbështetur aspekte të ndryshme të jetës së përditshme, arsimit, biznesit dhe komunikimit.
Projektet e tilla do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, dhe mezi presim të ndajmë më shumë përditësime ndërsa vazhdojmë të zgjerojmë dhe përmirësojmë shërbimet tona për të përmbushur nevojat e komunitetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Reagim i Sindikatës së punëtorëve të ATK-së ndaj ministrit Murati: Neglizhencë në moszbatimin e Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore

Bëhu me pronë në bregdet

Si ndjehet një pushim familjar i vërtetë dhe i qetë? Kur gjithçka thjesht shkon për mrekulli

Reagim i Sindikatës së punëtorëve të ATK-së ndaj ministrit Murati: Neglizhencë në moszbatimin e Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore

Albi Mall nis kampanjën “Vikend për SHOPPING” – Zbritje deri në 30% dhe shumë shpërblime!

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it

Shije dhe kursime në një vend: Zbritje të mëdha në Emona Center!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit