Drejtori i Departamentit të shitjes të IPKO-së Arianit Duraku, i ka njoftuar kryetarët e të dy odave ekonomike, Berat Rukiqin dhe Arian Zekën, me sfidat me të cilat po përballet IPKO në fushën e të bërit biznes gjatë kohës së pandemisë. Pavarësisht sfidave në tregun kosovar, si rrjedhojë e masave të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mjedisit aktual biznesor, IPKO ka themeluar menjëherë grupin e rimëkëmbjes së biznesit dhe janë marrë të gjitha masat e duhura, në mënyrë që biznesi të operoj pa ndërprerje dhe që rrjedhimisht klientët e kompanisë të kenë shërbime të pandërprera për të përballuar sa më lehtë gjendjen e krijuar, veprime këto të cilat janë aplikuar gjithmonë duke respektuar masat e rekomanduara nga institucionet përkatëse.
Për më shumë, Rukiqi dhe Zeka, janë njoftuar me organizimin e punës gjatë kësaj periudhe, përkushtimin dhe adaptimin e IPKO, në rrethanat e reja të krijuara, dhe kanë parë nga afër punën e kompanisë duke vizituar Qendrën e Rrjetit dhe Monitorimit si dhe Dhomat e Serverëve.
Rukiqi dhe Zeka kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj kompanisë për mënyrën e operimit dhe adaptimin e punës në këtë kohë pandemie, gjithmonë duke ju ofruar shërbimet më cilësore klientëve në gjithë territorin e Kosovës.
Njëkohësisht, edhe drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Robert Erzin përmes video konferencës falënderoi të dy kryetarët për vizitën, interesimin dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme që bëjnë për kompaninë IPKO si dhe kompanitë tjera që operojnë në tregun kosovar, veçanërisht gjatë kësaj periudhe e cila natyrisht se ka sjell vështirësi të shumta ekonomike, temë kjo që u diskutua gjatë takimit së bashku me mënyrën se si mund të evitohen të njëjtat në të ardhmen.
Funksionimi i rregullt i kompanisë gjatë kësaj kohe të pandemisë është shumë i vështirë, gjithmonë duke pasur parasysh faktin që të gjitha shpenzimet operacionale vazhdojnë të jenë të njëjtat. Por, për më tepër, IPKO është përballur edhe me një diskriminim shtesë si rrjedhojë e Vendimit të Qeverisë së Kosovës, me Nr.05/21 i datës 02.04.2020, përmes së cilit IPKO’s i mohohet e drejta për ofrim të shërbimeve të telekomunikimit për të gjitha Institucionet e Kosovës. Andaj, përfaqësuesit e IPKO’s, kanë kërkuar mbështetje nga dy Odat Ekonomike në këtë drejtim, në mënyrë që të mbrohet sektori privat, e mbi të gjitha investimet e huaja në Kosovë.
Gjithsesi, përkundër të gjitha sfidave, IPKO vazhdon të jetë investitori më i madh i huaj në Kosovë, ku deri më sot janë investuar 320 milionë euro, duke punësuar më shumë se 600 punëtorë të rregullt si dhe 3000 kontraktorë dhe distributorë në gjithë Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë