LAJMI I FUNDIT:

iPhone SE i ri drejt debutimit – publikohen pamje që tregojnë se si do të duket ai

iPhone SE i ri drejt debutimit – publikohen pamje që tregojnë se si do të duket ai

iPhone SE i ardhshëm i Apple mund të prezantohet “që në fillim të javës së ardhshme” përpara se të dalë në shitje më vonë në shkurt.

Telefoni i ri tashmë është shfaqur në foto dhe video dhe sipas Bloomberg, kjo mund të tregojë për një debutim të afërt.

iPhone SE i ardhshëm pritet të duket si një iPhone 14, që do të thotë se do të ketë një ekran më të madh, Face ID dhe një çip A18 i cili do ta lejojë atë të ekzekutojë veçoritë e Apple Intelligence të kompanisë.


Telefoni i ri është vendosur të marrë një port USB-C, që teorikisht do të thotë që Apple mund të shesë një iPhone SE përsëri në BE, përcjell Telegrafi.

Ky përshkrim në përgjithësi përputhet me fotot dhe videon që supozohet se tregojnë iPhone SE të ardhshëm nga Majin Bu.

Bazuar në këto rrjedhje, telefoni i ri do të ketë gjithashtu një kamerë të vetme të pasme.

Ndërsa çmimi i tij thuhet të jetë afërsisht 500 dollarë.

Kjo do ta bënte atë më të shtrenjtë se iPhone SE i vitit 2022, i cili fillon nga 429 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Mbani fëmijët larg Roblox nëse jeni të shqetësuar, u thotë prindërve drejtori ekzekutiv i platformës

Mbani fëmijët larg Roblox nëse jeni të shqetësuar, u thotë prindërve drejtori ekzekutiv i platformës

Lojëra
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Kalo në kategori