LAJMI I FUNDIT:

iPhone 11 do të marr ekranin fleksibil nga Samsung Galaxy X

iPhone 11 do të marr ekranin fleksibil nga Samsung Galaxy X

iPhone i ri 11 nga Apple mund të vijë me një ekran mjaft të veçantë, pasi ai mund të jetë i njëjti ekran që përdoret nga telefoni i palosshëm Samsung Galaxy X. Por a do të thotë kjo se iPhone 11 do të jetë një telefon i palosshëm?

Çështja kryesore këtu është se burimet e industrisë kanë vënë në dukje se Apple mund të blej ekranet Samsung OLED fleksibil. Ekran fleksibil dhe i palosshëm nuk janë e njejta gjë.

Ndërkohë që ekrani mund të jetë në gjendje të paloset, nuk duhet domosdoshmërisht të përdoret për këtë qëllim, thjesht mund të jetë një mënyrë për të ofruar një palosshmëri më të mirë në skajet për një kornizë më të vogël ose për qoshe të lakuara.


Ajo që sugjeron lajmi është se Apple ka ndërmend të bëjë një ndryshim në dizajnin e ekranit për hapin e ardhshëm të madh përpara në iPhone 11.

Tipari kryesor i këtij ekrani, përveç fleksibilitetit, është përfshirja e ndjeshmërisë së prekjes. Kjo do të thotë se sensorët e prekjes janë ndërtuar në ekran kështu që një shtresë tjetër nuk kërkohet.

Duke kërkuar komponentë që ofrojnë përdorim më efikas të hapësirës, duket sikur Apple po punon në përmirësimin e fushave të tjera. Kjo mund të nënkuptojë një bateri më të madhe, një sensor më të madh kamere ose më shumë kamera, apo edhe një sensor të ri krejtësisht.

Komponenti i ri mund të përfaqësojë gjithashtu një kursim të kostove për Apple. Pra, kjo mund të nënkuptojë edhe një iPhone OLED më të përballueshëm. /Telegrafi/