Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Vedat Muriqit në "Stadio Olimpico".

Italiani ka thënë se ekipi duhet të përforcohet, ndërsa bisedimet për sjelljen e Muriqit te Lazio po vazhdojnë.


"Ne jemi të interesuar për Muriqin, jemi duke e negociuar transferimin e tij".

GettyImages 1270588831 Simone Inzaghi (Foto: Marco Rosi - SS Lazio/Getty Images)

"Klubet po ecin përpara, dhe ne do të bëhemi gati sa më shpejt që është e mundur", ka thënë Inzaghi.

Ka qenë edhe vetë lojtari që ditë më parë ka thënë se bisedimet e kanë lodhur duke dashur që sa më shpejtë të zgjidhjen.

VedatMuriqi e1596530683264 Vedat Muriqi (Foto: Instagram/vedatmuriqi)

Muriqi ka luajtur vetëm një vit te Fenerbahce ku me golat e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app