LAJMI I FUNDIT:

Investitorët e Bitcoinit brenda një ditë humbin 25 miliardë dollarë

Investitorët e Bitcoinit brenda një ditë humbin 25 miliardë dollarë

Bitcoin ka pësuar një rënie prej 18 për qind brenda një jave, pasi kriptovaluta më e madhe pësoi një tjetër “rrëshqitje” prej 50 për qind të vlerës, nga niveli më i lartë.

Nga kjo rënie e shpejtë ka bërë që brenda një dite shumë investitorë të humbin 25 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.

Rritja e shpejtë e kriptovalutave ka shndërruar investitorë të guximshëm në milionerë dhe në disa raste edhe miliarderë.


Lajmet e përhapjes së këtyre shkëmbimeve financiare, veçanërisht ne tregjet aziatike, i dha një shtysë të madhe Bitcoinit, Ethereum dhe Dogecoin.

Kohëve të fundit, qeveria kineze kishte lëshuar një urdhër që bllokon transaksionet e kriptovalutave për bankat vendore. Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX, Elon Musk pas interesimit të tij fillestar, ka mohuar zyrtarisht që Bitcoin mund të përdoren së shpejti për të blerë veturat e tija elektrike.

Një goditje e rëndë për këto kriptovaluta, që kanë pësuar të gjitha rënie domethënëse, ka tkurrur pasurinë disa prej investitorëve kryesorë në këtë fushë.

Sipas revistës Forbes, vëllezërit Tylor dhe Cameron Winklevoss mund të kenë humbur në pak ditë më shumë se 2 miliardë dollarë nga platforma e tyre Gemini.

I njëjti fat ka ndodhur edhe me Sam Bankman-Fried, ku nga 16 miliardë dollarë ka rënë në 10 miliardë, por edhe themeluesve të platformës Coinbase, Brian Armstrong dhe Fred Ehrsam, që kanë humbur rreth 30 për qind të vlerës së sipërmarrjes së tyre, që në muajin prill të këtij viti vlente 65 miliardë dollarë.

Po ashtu, krijuesi i Ethereumit, Vitalik Buterin ka përgjysmuar pasurinë e tij, që tani përllogaritet “vetëm” në 700 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori