Derisa kompania publike e Kosovës PTK paraqitet dominuese në tregun e telefonisë mobile, kompania IPKO shfaqet lider në dhënien e shërbimeve të internetit në Kosovë. Sipas të dhënave të Autoritetit Rregullativ të Telefonisë rezulton se IPKO zotëron 45.4% të tregut, PTK rreth 34%, kurse Kujtesa ka nën zotërim 19.6%.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2010 janë rreth katër sipërmarrës që kanë njoftuar ART-në për ofrimin e shërbimit të qasjes në internet. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010, ofrimi i shërbimeve të internetit në brez të gjerë vazhdoi me rritjen e numrit të përdoruesve dhe rritjen e numrit të ofertave”, thuhet në raportin e ART-së për përdorimin e internetit në Kosovë.
“Përveç pozitës së liderit në treg, IPKO si ofrues i shërbimeve të internetit ofron çmimet më te volitshme për shpejtësinë më të madhe të internetit në Kosovë. Dhe kjo politikë, na pozicionon fuqishëm në vendin e parë, sa i përket shërbimit të internetit, dhe shërbimeve tjera telekomunikuese që ne ofrojmë në këtë treg”, tha për portalin Qendra, zëdhënësi i IPKO-s, Alban Kastrati.
Sipas të dhënave zyrtare më të fundit të raportuara nga operatorët, numri i familjeve që kanë qasje në internet me brez të gjerë është rreth 31.5 mijë apo afërsisht 30%. Bazuar në këto të dhëna, numri i linjave broadband/penetrimit të internetit në K3-2010 (të dhënat e fundit të azhurnuara) rezultojnë me një nivel prej 5.08%.
“Në këto të dhëna nuk janë përfshirë të dhënat nga operatorët lokal (vlerësohet diku mbi 150 ISP lokale të palicencuar), ku po që se marrim si mesatare që çdo ISP e palicencuar ka përafërsisht 150 përdorues (vlerësim i ART-së) shtrirja e internetit vlerësohet të arrijë 6.31%”, saktëson raporti i ART-së.
Tutje në raport theksohet se numri i përdoruesve të internetit nëpërmjet modemit kabllor është teknologjia me dominuese me rreth 65.000 përdorues.
Ndërsa, qasja në internet përmes teknologjisë ADSL deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2010, është rreth 35.500 përdorues, nga të cilët rreth 94% janë përdorues individual, kurse pjesa tjerët prej 6 për qind janë përdorues të biznesit.
“Të dhënat e tremujorit të tretë të këtij viti për shërbimet e internetit tregojnë për një rritje të përdoruesve të internetit nëpërmjet ADSL-it, e cila krahasuar me fundin e vitit 2009 është rritur rreth 11për qind”. /Qendra/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
Siri merr një zë të ri në iOS 15.4 beta, një zë i regjistruar nga një anëtar i komunitetit LGBTQ+
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos