Inter pritet të marrë një vendim të dielën mbi trajnerin e tyre të ri, pasi tani është një garë në mes të Marcelinos dhe Gianfranco Zola.
Sipas raporteve të fundit, pronarët kinezë nuk ishin shumë të impresionuar me ish-trajnerin e Lazios, Stefano Pioli, pasi ata nuk e konsiderojnë atë një emër mjaft të fortë për të udhëhequr skuadrën.
Ka pasur një takim me ish-trajnerin e Villarrealit, Marcelino, mbrëmë në darkë dhe sot një tjetër, por në mëngjesi patë edhe një takim të papritur me Zolan.
Edhe pse përvoja e menaxhimit të Zolas është minimal, ai është i famshëm në Kinë nga koha e tij në Premier Ligë me Chelsean.
“Suning janë duke kërkuar një trajner me profil ndërkombëtar dhe me ‘shpirt’ italian, pasi klubi duan një italian”, shpjegoi gazetari i Sky Sport Italia, Massimo Marianella, përcjell Telegrafi.
“Prandaj, Zola do t’i plotësonte të dy kushtet. Unë e thirra atë me telefon këtë pasdite dhe ai tha se pala kineze e Interit është duke e kërkuar. Në përvojat e tij të mëparshme, ai ishte shumë i dashur nga lojtarët dhe u përpoq për të treguar një futboll të mirë”, përfundoi Marianella. /Telegrafi/