Interi do t’i duhet ta shes këtë lojtar

Interi mund të jetë i detyruar ta shes Marcelo Brozovic drejt Arsenalit pas dështimit për tu futur në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurrët ishin në qendër të UEFA Financial Fair Play majin e vitit të shkuar dhe këtë vit duhet të jenë më në rregull me financat.
Tuttosport shkruan se moskualifikimi në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojë Interit.
Lojtari që pritet të sakrifikohet është Brozovic, pasi për të ka një ofertë nga Arsenali që sillet nga 20 deri në 25 euro.
Po ashtu zgjidhje mund të jetë edhe Mauro Icardi që kushton 50 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































