LAJMI I FUNDIT:

Interi i Spallettit më i mirë se Interi i Mourinhos në vitin e Tripletës

Interi i Spallettit më i mirë se Interi i Mourinhos në vitin e Tripletës

Starti historik i Interit në sezonin e ri të Serie A nuk ka lënë pa u komentuar nga mediat italiane.

Menjëherë ka filluar të komentohet starti historik i Interit pas fitores së nëntë në 11 javët e para, me vetëm dy barazime që pengojnë Nerazzurët nga pozita e parë.

Në vitin e Tripletës Interi i Mourinhos kishte 28 pikë, një më pak se Spalletti i Interit pas 11 javësh.


Dhe, ju kujtohet ai ekip madhështor i Interit që fitoi tri trofe? Pikërisht, Interi i ditëve të sotme ka arritur ta tejkalojë, madje ka tejkaluar edhe startin e Mancinit që kishte 24 pikë në 11 ndeshjet e para para dy viteve.

Lajmet e fundit rreth Interit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Diferenca qëndron në fuqinë e kampionatit italian. Në vitin 2010, Interi me 28 pikë ishte në vendin e parë me 6 pikë më shumë se Juventusi, kurse sot me 29 pikë është dy pikë prapa Napolit që mban pozitën e parë, që ka vetëm një barazim, kurse Interi dy barazime.

Interi ka shënuar 22 gola në këto 11 javë, duke i pranuar 8 gola.

Nerazzurët kanë mbrojtjen e dytë më të mirë në Serie A, vetëm Roma ka gola më pak – 5 të pranuara në këto 11 javë të para. Nuk dihet nëse kjo do mjaftojë që Interi ta fitojë titullin, por kampionati ka ndryshuar shumë nga ajo kohë.

Sa i përket sulmit, Interi lë për të dëshiruar në krahasim me skuadrat tjera të top katërshes, ku Lazio, Juventusi dhe Napoli prijnë me mbi 30 gola të shënuara, teksa Interi ka 22 gola të realizuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Ligat tjera
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Gjiganti i Seria A do të futet në garë për  Virgil van Dijk

Gjiganti i Seria A do të futet në garë për Virgil van Dijk

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori