Interi refuzohet për Chiesan

Fiorentina ka refuzuar një ofertë të Interit për Federico Chiesan, në vlerë 60 milionë euro.
Nerazzurrët janë në kërkim të një sulmuesi anësor, pasi është edhe kërkesë e Luciano Spallettit.
Sipas FCInterNews, Interi i ka ofruar 45 milionë euro dhe të riun premtues Yann Karamoh.

Interi e vlerëson të riun francez 15 milionë euro.
Më lojtarin oferta shkon në 60 milionë euro aq sa vlerësohet italiani.

Por Violat e kanë refuzuar ofertën, ndërsa mësohet se Nerazzurrët do ta provojnë një tjetër. Për lojtarin interesim të madh kanë shprehur edhe Chelsea dhe Juventus.
Vera pritet të jetë e nxehtë për Interin që kthehet në Ligën e Kampionëve pas shumë vitesh dhe kërkon paraqitje dinjitoze. /Telegrafi/





















































