Site icon Telegrafi

Interi po punon që të rinovojë kontratën e Perisic, por ende ka diferenca jo shumë të mëdha mes ofertës dhe kërkesës

Inter do të takohet me Ivan Perisic për të diskutuar për rinovimin e kontratës, por ka ende distancë midis kërkesës së tij dhe ofertës së klubit.

33-vjeçari kroat ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Simone Inzaghi këtë sezon, duke qenë lojtar i rregullt në rolin e mbrojtësit të majtë në sistemin 3-5-2.

Ai do të ishte i lumtur që të qëndrojë edhe më tutje në kryeqytetin e Lombardisë, por marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni dhe një marrëveshje e re për rinovim duhet të arrihet së shpejti.

Siç raportohet nga TuttoMercatoËeb, Perisic dëshiron një marrëveshje dyvjeçare me një opsion për një vit të tretë me vlerë 5 milionë euro neto në sezon.

Ndonëse kjo është një shumë e lartë, pasi është e njëjtë me pagën e tij aktuale, rinovimi do të ishte një shpërblim për besnikërinë dhe profesionalizmin e tij pas kthimit nga një vit huazim te Bayern Munich, ku fitoi Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Inter

Interi do të ishte i lumtur të rinovojë marrëveshjen e tij, por ata do të donin që çmimet të ishin pak më të ulëta. Nerazzurrët po ofrojnë një marrëveshje njëvjeçare me një opsion për një tjetër, të lidhur me paraqitjet. Ata gjithashtu duan që pagat e tij të ishte rreth 4.5 milionë euro neto në sezon.

Të dy palët do të takohen këtë muaj për të provuar të arrijnë një marrëveshje, por tani për tani është ende e paqartë nëse kroati do t’i pranojë këto kushte. /Telegrafi/

Exit mobile version