Interi po planifikon një lëvizje për mesfushorin e Evertonit, holandezin Davy Klaassen.

Mesfushori holandez u transferua në verë nga Ajaxi te Evertoni, por ka dështuar t'i tregojë vlerat dhe të zë një vend titullari.


Kjo ka bërë që Klaassen të shihet si një emër i nxehtë për tu transferuar pas një sezoni jo të mirë.

Skuadrat e interesuara për të janë ato italiane, të cilat duan ta sjellin holandezin në Serie A për sezonin e ardhshëm.

Klaassen Klaassen ishte për disa vite lojtari më i mirë në Eredivisie (Getty Images)

Sipas mediumit italian Tuttomeracoweb, Interi është në kërkim të një mesfushori të ri dhe thuhet se ka etiketuar Klaassenin.

Klaassen ishte i lidhur ngushtë edhe me një lëvizje në Napoli në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, vonesat administrative ndaluan marrëveshjen nga përfundimi dhe transferimi nuk ndodhi.

Duke folur në atë kohë, shefi i Evertonit, Sam Allardyce, pretendoi se çështjet e të drejtave të imazhit e kanë pamundësuar këtë lëvizje. /Telegrafi/

telegrafi sport app