LAJMI I FUNDIT:

Interi mposht Udinesen fal golit maestral të Icardit nga pika e bardhë

Interi mposht Udinesen fal golit maestral të Icardit nga pika e bardhë
Festa e Mauro Icardit te Udinese (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Pas barazimit me Romën dhe humbjes nga Juventusi, Interi i është kthyer fitores në Serie A pasi arriti të triumfojë ndaj Udineses me rezultat 1-0.

Zikaltrit ishin më të mirë dhe fitorja e shumë pritur nga skuadra e Luciano Spallettit ishte e merituar.

Pjesa e parë kryesisht u zhvillua në mesfushë dhe jo me shumë raste serioze për gol.


Rastin e parë serioz për gol e kishte Mauro Icardi (66′), por argjentinasi gjuajti jashtë portës me kokë pas harkimit të bukur të Keita Baldes.

Festa e Mauro Icardit me Lautaro Martinez pas golit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ishte kapiteni zikaltër që shënoi në minutën e 76-të nga pika e bardhë në stilin Panenka, duke befasuar kështu portierin kundërshtar.

Në pjesën e mbetur skuadra nga Giuseppe Meazza u vendos mirë dhe nuk lejoi të befasohet nga mysafirët.

Valon Behrami gjatë një dueli me Marcelo Brozovic (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Vlen të theksohet se gjatë gjithë ndeshjes për Udinen luajti shqiptari, Valon Behrami.

Pas kësaj fitore Interi renditet i treti me 32 pikë, kurse Udinese në vendin e 17 më 13 pikë. Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është kundër Chievos, ndërsa Udinese ndaj Frosinones. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Kalo në kategori