Interi luan vetëm për fitore në udhëtim te Lecce, formacionet zyrtare

Lecce dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në Serie A.
Nerazzurrët janë mysafir të Lecces në ndeshjen që pritet të zhvillohet në ‘Stadio Via del Mare’ me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Simone Inzaghit ka udhëtuar i kompletuar në këtë ndeshje dhe synon ta nis sezonin e ri me tri pikë.
Në anën tjetër, vendasit janë inkuadruar këtë sezon në Serie A dhe duan ta nisin me rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare, shkaku që tek disa lojtarë ka shqetësime.
Lecce: Falcone; Gendrey, Cetin, Baschirotto, Gallo; Bistrovic, Hjulmand, Gonzalez; Strefezza, Ceesay, Di FrancescoInter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Gosens; Lautaro Martinez, Lukaku/Telegrafi/





















































