Inter thuhet se ka bërë një 'oferët formale' për sulmuesin e Manchester Unitedit, Alexis Sanchez dhe mund ta tarnsferoj falas.

Sipas të përditshmes britanike, Daily Mail, klubi i Serie A dëshiron të sigurojë shërbimet e kilianit gjatë afatit kalimtar të verës.


Djajtë e Kuq gjithashtu mund të jenë të prirur të shkurtojnë humbjet e veta dhe ta shesin lojtarin, e cila gjë do të bënte të kursente 570 mijë euro çdo javë.

Sanchez Man Utd 1

Kjo është për shkak se një marrëveshje në formë huazimi në ndonjë klub do të thotë edhe vazhdim të dhënies së pagës së majme nga ana e Djajtë e Kuq.

"Inter Milan ka bërë një ofertë formale për Alexis Sanchezin. Palët janë duke eksploruar mundësinë e arritjes së një marrëveshje të përhershme nga fillimi i korrikut", shkruan gazeta.

Agjenti i Sanchezit, Fernando Felicevich, tash e sa kohë gjendet në shtetin italian, ku po mundohet t'i gjej një skuadër të re futbollistit.

Ndryshe, lojtari më parë ka luajtur te skuadra e Serie A e Udineses deri në vitin 2011, ku më pas u transferua te Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app