LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon seriozisht Toloin

Interi kërkon seriozisht Toloin
BERGAMO, ITALY - NOVEMBER 20: Rafael Toloi of Atalanta BC in action during the Serie A match between Atalanta BC and AS Roma at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on November 20, 2016 in Bergamo, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Interi thuhet se mban shënime për mbrojtësin e Atalantas, Rafael Toloi, me qëllim të një transferimi të mundshëm.

Me dyshen titullar të paprekshëm, Joao Miranda e Milan Skriniar, dhe vetëm një qendërmbrojtës rezervë, Andrea Ranocchian, Interi janë në gjah për një qendër të ri pasi kampionati është shumë i gjatë.

Është mbrojtësi i Atalantas, Toloi, i cili ka përfunduar në radarin e drejtuesve të Interit, si më i pëlqyeri në këtë repart.


Interi ia mbyll dyert Barçës për Skriniar
Lexo po ashtu Interi ia mbyll dyert Barçës për Skriniar

Sipas Calciomercato.com, koordinatori teknik i Interit, Walter Sabatini është një admirues i Toloit për një kohë të gjatë.

Toloi duke ndërhyrë në Dybalan – Etrit Berisha në prapavijë (Getty Images)

Sabatini e ka kontrolluar brazilianin kur ai ishte në Palermo, para se ta çonte atë te Roma para tre vjetësh.

Për këtë shkak, skautët apo agjentët për zbulimin e talenteve te Nerazzurrëve kishin marrë pjesë në “Azzurri d’Italia” të dielën e kaluar për të parë 27-vjeçarin gjatë barazimit 1-1 të Atalantas ndaj SPAL-it.

Interi kishte vëzhgues në sfidën Atalanta-Spal, monitoroi Toloin dhe Lazzarin
Lexo po ashtu Interi kishte vëzhgues në sfidën Atalanta-Spal, monitoroi Toloin dhe Lazzarin

Toloi pa një transferim të propozuar në Spartak Moska të Massimo Carreras deri në fund të verës, por që nuk u materializua një gjë e tillë.

Faqja e njohur italiane internetit e vlerëson mbrojtësin e Atalantas në shifrat e 10 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori