Duket se interesimi i Interit për Simone Verdin tashmë është real dhe serioz.

Mesfushori i Bolognas me tipare sulmuese u vëzhgua nga njerëz të klubit zikaltër në fitoren ndaj Sampdorias.


25-vjeçari shënoi golin e parë në takim në fitoren 3-0 dhe kështu në një mënyrë ka dhënë testin e parë për t'iu bashkuar Interit.

Në 14 ndeshje këtë sezon italiani ka shënuar katër gola.

Vlen të theksohet se Verdi ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Italisë sa ajo ishte nën urdhrat e Gian Piero Ventura dhe luajti nga minuta e parë ndaj Maqedonisë.

Çmimi i lojtarit është rreth gjashtë milionë euro.

Verdi ishte pjesë e disa skuadrave të njohura italiane, por më së miri u paraqit për Empolin katër sezone më parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app