Inter është duke bërë përpjekje të mëdha për ta rikthyer Matteo Darmianin në Serie A.

Skuadra e trajnerit holandez Frank De Boer po ka probleme në mbrojtje dhe Darmian shihet si shpëtimtar.


Italiani i Manchester United, nuk po arrin të gjejë hapësira nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe ka kërkuar largimin.

Sipas medieve italiane, Inter kërkon huazimin e tij në janar me të drejtë blerje në fund të stinorit.

Gjithsesi ‘Nerroazzurrët’, do ta kenë të vështirë afrimin e tij pasi në garë janë edhe Juventus e Roma. /Telegrafi/

telegrafi sport app