LAJMI I FUNDIT:

Interi hap bisedimet me Genoan, shqyrton ofertën para plus lojtar për portierin Martinez

Interi hap bisedimet me Genoan, shqyrton ofertën para plus lojtar për portierin Martinez

Interi ka hapur bisedimet paraprake për të nënshkruar me portierin e Genoas, Josep Martinez dhe po planifikon të përfshijë sulmuesin Martin Satriano në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para.

Kampioni aktual i Serie A dëshiron të nënshkruajë me një portier të ri këtë verë dhe ta përgatisë atë për të zëvendësuar përgjithmonë Yann Sommer në edicionin e ardhshëm 2025/26.

Bento mbetet lart në agjendën e Nerazzurrëve, por bisedimet me Athletico Paranaense po ngecin, kështu që gjigantët e Serie A po kërkojnë objektiva alternative.


Interi ka tri alternativa për portën – dy prej tyre janë pjesë e Serie A
Lexo po ashtu Interi ka tri alternativa për portën – dy prej tyre janë pjesë e Serie A

Eksperti i transferimeve të Football Italia, Matteo Moretto, raporton në platformën X, se Interi ka filluar bisedimet jozyrtare me Genoan për portierin e tyre Martinez.

Çmimi i kërkuar i Genoas është 20 milionë euro, por Nerazzurrët do të përpiqen të ulin kërkesat e tyre duke përfshirë lojtar në marrëveshje.

Sipas Morettos, klubi Grifone janë admirues të sulmuesit të Interit, Satriano, kështu që argjentinasi mund të përfshihet në marrëveshje edhe nëse ai nuk është i vetmi lojtar që Interi mund t’i ofrojë Genoas.

Martinez, 26 vjeç, është një ish-lojtar i akademisë së Barcelonës dhe iu bashkua Genoas nga RB Leipzig në një transferim të përhershëm në vitin 2023 pas një huazimi një-vjeçar te Marassi.

Spanjolli mbajti tetë herë portën e paprekur në 36 paraqitje në Serie A në sezonin 2023-2024. /Telegrafi/