Interi është hedhur në sulm për ta përforcuar skuadrën që në janar dhe emrat më të vlerësuar janë Javier Pastore dhe Eliaquim Mangala.

Sipas asaj që shkruan Tuttosport, Interi tashmë e ka marrë kërkesën e Luciano Spallettit që të blihen dy lojtarë  në këtë afat.


Gazeta shkruan se sulmi është i kompletuar pasi si zëvendësues i Mauro Icardit shihet Eder.

Ramires pritet të mos vije nga Jiangsu Suning, por Nerazzurrët mund të funte në një ndërrim me PSG-në mes Joao Marios dhe Pastores, i cili do të ishte perfekt për formacionin që luan Spalletti, 4-2-3-1.

GettyImages 585205476 Pastore shihet si lojtar ideal për skemat e Spallettit

Ish futbollisti i Palermos nuk po gjen hapësira te PSG-së dhe për këtë ka kohë që lidhet me një kalim te Interi.

Pastaj vije Mangala që mund ta përforcojë mbrojtjen e Interit që aktualisht ka vetëm tre lojtarë me Mirandan, Milan Skriniarin dhe Andrea Ranocchian.

GettyImages 865945102 Mangala vetëm tri ndeshje këtë edicion (Foto: Getty Images)

Francezi ka zhvilluar vetëm tri ndeshje me Cityn këtë sezon, prej se është kthyer nga huazimi te Valencia. /Telegrafi/