Me Atalantën që ende nuk është dakord për transferimin e Ademola Lookman, raportohet nga L’Equipe se Interi ka shfaqur interes për sulmuesin e Monacos, Maghnes Akliouche. 

‘Nerazzurrët’ vazhdojnë ta shohin sulmuesin nigerian si zgjedhjen e tyre kryesore për këtë rol, por refuzimi i ofertës prej 45 milionë eurosh nga Atalanta i ka shtyrë ata të mendojnë edhe për alternativa të tjera. 


Sipas gazetës franceze, një nga objektivat e Interit është pikërisht Akliouche, 23-vjeçari që ka regjistruar gjashtë paraqitje me kombëtaren e Francës dhe ka qenë pjesë e ekipit olimpik të këtij vendi. 

Lidhjet mes Interit dhe Akliouches nuk janë të reja, pasi ai ishte përfolur për tu transferuar në Milano edhe vitin e kaluar. 

I formuar në akademinë e Monacos, ai u ngjit në skuadrën e parë dhe sezonin e kaluar regjistroi një paraqitje shumë të mirë me 7 gola dhe 12 asistime në 43 ndeshje zyrtare. 

Megjithatë, nëse oferta prej 50 milionë eurosh për Lookman konsiderohet e shtrenjtë, kjo nuk krahasohet me çmimin e kërkuar nga Monaco për Akliouche, i cili arrin në rreth 70 milionë euro. 

Kontrata e tij me Monacon është e vlefshme deri në qershor 2028, ndërsa për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe klube të mëdha si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Liverpool./Telegrafi/

telegrafi sport app