LAJMI I FUNDIT:

Interi fillon bisedimet me Nainggolan dhe Barella

Interi fillon bisedimet me Nainggolan dhe Barella

Mediat italiane raportojnë se Interi ka hapur bisedimet për mesfushorin e Romës Radja Nainggolan dhe Nicolo Barellan e Cagliarit, të cilët ndajnë të njëjtin agjent.

Interi ka arritur të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas gjashtë sezoneve gjashta saj, pasi ka përfunduar në pozitën e katërt këtë sezon në Serie A.

Kjo arritje ka entuziazmuar drejtuesit e klubit italian, të cilët janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën.


Roma nuk ndihet rehat, skuadrat kineze tentojnë përsëri transferimin e Nainggolanit
Lexo po ashtu Roma nuk ndihet rehat, skuadrat kineze tentojnë përsëri transferimin e Nainggolanit

E gjithë kjo pasi Nerazzurrët duan të jenë konkurrues në sezonin e ri sikurse në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Radja Nainggolan (Getty Images)

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, takoi të enjten Alessandro Beltrami, i cili përfaqëson mesfushorët Nainggolan dhe Barella.

Nicola Barella (Getty Images)

Megjithatë, gazeta paralajmëron se Nerazzurrët duhet të përfitojnë 40 milionë euro deri në fund të qershorit para se ata të mund të shpenzojnë shuma të tilla në dyshen.

Interi do transferimin e Barellas me 'formulën Skriniar'
Lexo po ashtu Interi do transferimin e Barellas me 'formulën Skriniar'

Mesfushori belg ka qenë prej kohësh i lidhur me Interin, pasi ai ka punuar nën urdhrat e Luciano Spallettit në Romë dhe transferimi i tij mund të ndodh për shifrën e 40 milionë eurove.

Ndërsa, 21-vjeçari i Cagliarit konsiderohet si një nga talentet më të shkëlqyer në futbollin italian dhe Interi ka gati një shifër rreth 20-25 milionë euro për të, por një shifër të holla dhe disa lojtarë në këmbim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Ndërkombëtare
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Kalo në kategori